Flash News

E-TJERA

"Çështja u politizua", avokati i kontrollorëve: Kërkojmë rrëzimin e akuzave, nuk ka pasur negociata

"Çështja u politizua", avokati i kontrollorëve:
Rezart Kthupi

Sot është mbajtur seanca e parë gjyqësore mes kontrollorëve dhe Albcontrol. Pas përfundimit, avokati i punonjësve Rezart Kthupi ka dhënë një prononcim për gazetarët, ku tha se në gjyq do të kërkohet rrëzimin i akuzave pasi kanë qëllime të ndryshme nga respektimi i ligjit. Ai thekson se arrestimi i tre kontrollorëve është i jashtëligjshëm. Sipas tij, çështja është politizuar.

“Ajo që ne kërkojmë është rrëzimi i akuzave pasi është një akuzë e ngritur në kundërshtim me ligjin. Kontrollorët kanë ushtruar një të drejtë të ligjshme për paaftësi të përkohshme për punë. Para se të ndodhte çështja nuk ka pasur asnjë çështje politike, pasi u bë e madhe atëherë çështja u kalua politike”, tha avokati.

Ky i fundit bëri me dije se mes kontrollorëve dhe Albcontrol ka pasur takime, por jo negociata. Punonjësit, shtoi Kthupi, janë informuar se vendimi për uljen e pagave nuk do të ndryshohet.

Të fundit