Flash News

E-TJERA

Sulmet kibernetike/ Gjykata ‘rrëzon’ Prokurorinë, zbut masën e sigurisë për 5 punonjësit e DAP

Sulmet kibernetike/ Gjykata ‘rrëzon’ Prokurorinë, zbut

Gjykata eTiranës ka vendosur të zbutë masën e sigurisë për 5 zyrtarët e IT pranë Departamentit të Administratës Publike, të cilët akuzohen për “shpërdorim detyre” pas sulmeve kibernetike të organizuara nga Irani.

Prokuroria kërkoi për 5 punonjësit e akuzuar masën “arrest shtëpie”, pasi sipas saj punonjësit kanë punuar pranë DAP në të njëjtën kohë kur është mirëmbajtur sistemi administratë.al.

Sipas prokurorisë, nëse punonjësit do të kishin vepruar në përputhje me rregulloren e Sigurisë sëInformacionit dhe Rregullores së Brendshme të AKSHI-t duke azhonruar viruset, do t kishin pasur mundësi të kuptonin dhe të kapnin në kohë virusin që prkeu fillimisht sistemin admnisitrata.al.

Në këtë mënyrë, sipas prokurorisë, virusi nuk do të kishte ‘infektuar’ sistemin e AKSHI-t.

Personat e akuzuar janë:

Alketa Sulo – Specialist, Sektori i IT në Departamentin e Administratës Publike, Përgjegjës, Sektori i IT në Ministrinë e Brendshme;

Altin Sallaku– Përgjegjës, Sektori i IT në Departamentin e Administratës Publike, Përgjegjës, Sektori i IT në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve;

Rudina Llagami – Specialist, Sektori i IT në Departamentin e Administratës Publike;

Igli Lubonja– Specialist, Sektori i IT në Departamentin e Administratës Publike;

Albi Gjeka– Specialist, Sektori i IT në Departamentin e Administratës Publike.

Të fundit