Flash News

E-TJERA

Sulmet kibernetike nga Irani, prokuroria e Tiranës firmos urdhër-arreste për 5 specialistë të DAP

Sulmet kibernetike nga Irani, prokuroria e Tiranës firmos

Prokuroria e Tiranës ka lëshuar 5 urdhër-arreste në kuadër të hetimeve për sulmet kibernetike nga Irani.

Urdhër-arrestet janë firmosur për 5 punonjës specialistë të Departamentit të Administratës Publike. Ata akuzohen për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.

Sulmet kibernetike nga Irani ndodhën përgjatë muajve korrik dhe gusht, ku sistemet qeveritare u hakuan dhe dolën jashtë funksionit. Portali e-Albania qëndroi i paralizuar duke mos ofruar shërbim për qytetarët.

Më 7 shtator qeveria shqiptare vendosi të ndërpresë marrëdhëniet diplomatike me Republikën Islamike të Iranit. Diplomatët e akredituar iranianë u dëbuan nga ambasada në Tiranë.

 

Të fundit