Flash News

E-TJERA

Etilda Gjonaj dhe vajzat e FRESSH fitojnë mbi djemtë në volejboll

Etilda Gjonaj dhe vajzat e FRESSH fitojnë mbi djemtë në volejboll

Ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj është shfaqur ndryshe nga sa e kemi parë zakonisht. Kandidatja e PS-së tek Njësia 7 në Tiranë ka hequr kostumin e politikanes dhe ka veshur atë sportiv për të luajtur volejbolli me dy ekipe të gjinive të ndryshme nga FRESSH 7.

Këtë fakt e ka pohuar vetë Etilda Gjonaj në një mesazh në rrjetet e saj sociale ku nuk e fsheh gëzimin që si kapitene e ekipit të vajzave të Fressh7, bashkë me vajzat kanë arritur një fitore jo të lehtë sportive dhe gjinore ndaj djemve kundërshtarë.

"Në një lojë shumë të bukur volejbolli me Fressh #Njësia7! Gocat kundër çunave – Fituan gocat e Shtatës!" shkruan Gjonaj krahas fotove.

Etilda Gjonaj, siç e ka pohuar edhe vetë në disa intervista të fundit, është krejtësisht e angazhuar mes roleve të saj si personi kyç i Reformës në Drejtësi, si kandidate mjaft aktive e PS në listën e Tiranës si edhe si nënë e dedikuar e një djali 10-vjeçar me emër Itien.

Ministrja simpatike Gjonaj nuk e ka fshehur ngazëllimin e fitores në parketin e vollejbollit, ndërkohë që ka zbarkuar plotësisht në Njësinë 7 duke organizuar punën për fitoren ndoshta më të rëndësishme të karrierës së saj politike, atë të zgjedhjeve të përgjithshme të datës 25 Prill.

Etilda Gjonaj dhe vajzat e FRESSH fitojnë mbi djemtë në volejbollEtilda Gjonaj dhe vajzat e FRESSH fitojnë mbi djemtë në volejbollEtilda Gjonaj dhe vajzat e FRESSH fitojnë mbi djemtë në volejboll

Të fundit