Flash News

E-TJERA

Euractiv: Seanca ndaj Belerit mes përplasjeve Athinë-Tiranë, u caktua një ditë para skadimit të afatit të betimit

Euractiv: Seanca ndaj Belerit mes përplasjeve Athinë-Tiranë, u

Më 14 shtator GJKKO do të zhvillojë seancën e radhës për kryebashkiakun e Himarës, Fredi Beleri, një ditë para skadimit të afatit për marrjen e detyrës.

GJKKO ka refuzuar disa herë rekurset e Belerit për të marrë një masë më të butë sigurie, madje edhe kërkesën për t’u betuar pranë bashkinë së Himarës si kryebashkiak i zgjedhur më 14 maj.

Beleri u arrestua nën akuzën e shitblerjes së votave në zgjedhjet e pjesshme vendore të 14 majit. Beleri mohon akuzat dhe pretendon se arrestimi dhe burgosja e tij janë politike dhe përgjimet e kryera ndaj tij ishin të paligjshme.

Euractiv shkruann se Athina dhe opozita shqiptare kanë reaguar ashpër ndaj arrestimit me akuza për shkelje të shtetit të së drejtës, vlerave demokratike dhe të drejtave të minoriteteve, së bashku me pretendimet se arrestimi është i motivuar politikisht.

Madje, politikanët grekë kanë kërcënuar se do të ndalojnë rrugën e anëtarësimit të Shqipërisë në BE ose do të pezullojnë fondet, duke çuar në zhgënjim në Tiranë.

Ata kanë kërkuar lirimin e tij dhe lejimin të bëjë betimin, përndryshe mund të caktohen zgjedhje të reja.

Ndërkohë, qeveria shqiptare pohon se kjo është çështje drejtësie dhe gjykatat janë në gjendje të bëjnë punën e tyre pa ndikim politik apo të jashtëm.

Të fundit