Flash News

E-TJERA

EURO 2024/ Sylvinho: Filluam të punonim si të çmendur, do të testojmë veten

EURO 2024/ Sylvinho: Filluam të punonim si të çmendur, do

Trajneri i kombëtares, Sylvinho në një intervistë për median spanjolle “MARCA”, theksoi se këto 6 muaj do të punojnë si të çmendur për të bërë një paraqitje dinjitoze në Europian.

Ndër të tjera, braziliani foli edhe pak nga rrugëtimi i tij me kuqezinjtë, jeta në Tiranë ndërsa zbuloi se nga Spanja do të merrte Rodrin.

Si përfundoi Sylvinho në Shqipëri?

Ndodhi gjatë një darke në Milano, e kuptova se bëhej fjalë për një ofertë të mirë në të gjitha termat. Më pas udhëtova në Tiranë dhe më pëlqeu. Filluam të punonim si të çmendur, aq shumë sa vetëm para pak kohësh zbulova bukurinë e papërshkrueshme të jugut. Nuk do ta kisha imagjinuar që do të punoja në Shqipëri, por bota e futbollit i ka këto. Ka raste kur firmos një kontratë pesëvjeçare dhe largohesh që në vitin e parë, e po ashtu ka raste kur firmos për një vit dhe qëndron për shumë vite.

Ndjesia e përballjes me Spanjën, Italinë dhe Kroacinë në Euro 2024?

Në këto gjashtë muaj ne do të punojmë si të çmendur, është një ëndërr më vete fakti që jemi në Europian. Por, duam më shumë, lojtarët kërkojnë më shumë. Do të testojmë veten për të kuptuar cilët jemi, është e qartë se bëhet fjalë për një grup shumë të vështirë, por do të mundohemi.

Të fundit