Flash News

E-TJERA

Euronews: Sali Berisha u sulmua teksa udhëhiqte qindra protestues kundër korrupsionit

Euronews: Sali Berisha u sulmua teksa udhëhiqte qindra protestues

Sulmi fizik ndaj liderit të opozitës, Sali Berisha është pasqyruar në mediat e huaja më prestigjoze. Për këtë incident, ka shkruar edhe “Euronews”.

“Sali Berisha, 78-vjeçari që drejton Partinë Demokratike të qendrës së djathtë, po udhëhiqte qindra protestues, kur një person doli nga turma dhe e goditi me grusht”, thuhet në artikull.

Më tej theksohet se agresori u neutralizua menjëherë dhe më pas u shoqërua në polici.

Gjithashtu evdientohet se opozita po protestonte kundër korrupsionin të kryeministrit Edi Rama, të cilin opozita e fajëson për krizën ekonomike në vend dhe për nxitjen e largimit masiv të të rinjve shqiptarë.

 

Të fundit