Flash News

E-TJERA

Europol shkatërron kartelin ballkanik të drogës, sekuestrohen 2.7 tonë kokainë

Europol shkatërron kartelin ballkanik të drogës, sekuestrohen 2.7

Një operacion anti-drogë është zhvilluar nga Europol, duke shkatërruar një grup të madh kriminal ballkanik.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Europol përmes një njoftimi, ku thuhet se gjatë aksionit u arrestuan 6 persona, u kontrolluan 15 shtëpi dhe u sekuestruan 2.7 tonë kokainë, 550 mijë euro dhe të tjera sende me vlerë.

Sipas Europol, mësohet se lideri i këtij grupi kriminal ishte një shtetas serb.

Njoftimi i Europol:

Veprimet e njëkohshme në Serbi dhe Spanjë çuan në arrestimin e liderit të drogës dhe pesë bashkëpunëtorëve të tij kryesorë

Europol mbështeti shkatërrimin e një organizate të madhe të trafikut të drogës, i njohur si karteli ballkanik dhe që u hetua nga Task Forca Operacionale e koordinuar nga Europol. Operacioni i udhëhequr nga Serbia, përfshiu autoritetet e zbatimit të ligjit nga Brazili, Kroacia, Franca, Polonia, Portugalia, Spanja dhe Sllovenia dhe u mbështet nga Qendra e Analizës dhe Operacioneve Detare – Narkotikët (MAOC-N).

Të fundit