Flash News

E-TJERA

Eva Buzo nuk është e para, kush ishte avokati italian që tentoi të vinte me not nga Brindizi 38 vite më parë

Eva Buzo nuk është e para, kush ishte avokati italian që tentoi

Eva Buzo, avokatja me origjinë shqiptare që jetonte në Australi, nuk ishte e para që tentoi të përshkronte me not vijën detare nga Italia në Shqipëri. Pavrësisht vullnetin, Eva nuk ia doli dot për shkak të problemeve shëndetësore që shfaqi pas 20 orësh.

I pari që tentoi kalimin nga Brindizi në Vlorë me not, ishte Paolo Pinto me të njëjtin profesion si Eva. Edhe Pinto nuk arriti dot të kalonte vijën detare me not.

Ai tentoi kalimin në qershor të vitit 1985, ngjarje e cila u cilësua si historike pasi duke llogaritur distancën prej 73 kilomentrash, askush nuk e merrte me mend se mund të kalohej me not.

Pinto e nisi sfidën në orën 10:00 më 27 qershori të vitit 1985, i shoqëruar nga një grup mjekësh dhe notarësh. Në orët e para të mesditës, Pinto shfaqi probleme shëndetësore, por edhe kushtet atmosferike nuk ishin në favor të tij, pasi frynte një erë e fortë që e pengonte të notonte.

Gjithçka shkoi mirë deri në orët e para pas mesnate, kur ai filloi të shfaqte problemet e para, pasi kishte bërë rreth gjysmën e rrugës.

Paolo Pinto, i diplomuar në drejtësi, ishte nga Pulia dhe jetonte në Bari. 47 vjeç asokohe kur mori përsipër sfidën, ai ishte me fizik sportiv, i gjatë 1.79 m dhe kishte ushtruar basketboll. Më vonë iu dedikua notit.

38 vite pas Paolo Pintos, Eva Buzo, avokate me profesion mori përsipër të realizonte me not vijën bregdetare nga Otranto në Vlorë. Por njësoj si Pinto, edhe Eva nuk ia doli dot.

Të fundit