E-TJERA

Evis Kushi i përgjigjet maturantëve në protestë: Nëse testi e kalon nivelin, do rishikojmë vlerësimin

Evis Kushi i përgjigjet maturantëve në protestë: Nëse

Ministra e Arsimit, Evis Kushi ka reaguar për maturantët që kanë dalë në protestë në lidhje me tezën e matematikës.

Kushi shkruan se është duke u vlerësuar niveli i vështirësisë së çdo pyetje në test dhe në rast se rezulton mbi nivelin e parashikuar, do rishikohet shpërndarja e pikëve në test dhe mënyra e vlerësimit.

Reagimi

Të dashur maturantë,

Siç ju kemi premtuar, ne do të jemi gjithmonë në mbështetjen tuaj. Në këto momente, jemi duke vlerësuar edhe një herë me grupet e ekspertëve nivelin e vështirësisë së çdo pyetjeje në testin e matematikës. Dhe në rast se na rezulton që ai e tejkalon nivelin e parashikuar, të cilin e kushtëzon mënyra e zhvillimit të mësimit gjatë këtij viti shkollor, pa dyshim që ne do ta rishikojmë shpërndarjen e pikëve në test dhe mënyrën e vlerësimit.

Ju uroj shumë suksese për provimin e radhës!

Të fundit