Flash News

E-TJERA

Ekzekutoi efektivin në Lezhë, Aldi Rama qëllon veten me armë zjarri, në gjendje kritike në spital

Ekzekutoi efektivin në Lezhë, Aldi Rama qëllon veten me armë

Autori i dyshuar i vrasjes së efektivit Saimir Hoxha në Lezhë, 21-vjeçari Aldi Rama ka qëlluar veten me armë zjarri.  

Sipas të dhënave të fundit nga policia, Rama ka shfaqur shenja jete pasi qëlloi veten. 

“Në lidhje me ndjekjen, lokalizmin dhe kapjen e autorit të vrasjes së oficerit të Policisë, forca të shumta të Policisë së Shtetit, prej disa orësh ndjekjeje me helikopter dhe nga toka, kanë bërë të mundur lokalizimin e autorit të ngjarjes, i cili ishte fshehur në zonën e kënetës në “Lagunen Vain”.

Forcat e Policisë kanë krijuar perimetrin e sigurisë dhe i kanë bërë thirrje autorit që të dorëzohej, por autori i ngjarjes, shtetasi Aldi Rama nuk i është përgjigjur thirrjes së Policisë për t’u dorëzuar, por është vetëplagosur me armën e tij. Aktualisht po transportohet nga forcat e Policisë për në spital, në gjendje kritike për jetën.

Në vendngjarje është sekuestruar arma e krimit dhe telefoni i tij celular”, ka bërë të ditur policia.

Aldi Rama qëlloi këtë paradite efektivin Hoxha i cili ishte duke patrulluar një parcelë me kanabis.

Policia ofroi 20 mijë euro shpërblim për të gjithë qytetarët që kishin informacion lidhur me autorin e vrasjes së efektivit. Policia ka mundur të bjerë në gjurmët e tij pas afro 3 orësh ndjekje.

Të fundit