Flash News

E-TJERA

Vritet efektivi i policisë në Lezhë, pjesë e patrullës që kontrollonte zonën për drogë

Vritet efektivi i policisë në Lezhë, pjesë e patrullës

Një efektiv policie është vrarë me armë zjarri në Lezhë. Viktima është identifikuar si Saimir Hoxha, 44-vjeç. Ky i fundit u raportua fillimisht si i plagosur, por ndërroi jetë rrugës për në spital.

Polici është qëlluar me armë zjarri dhe është gjetur në një kanal në Ishull Lezhë. Ai ishte pjesë e grupit që kontrollonin zonën për bimë narkotike. Një person është shpallur në kërkim për vrasjen e 44-vjeçarit.

Policia ben me dije se rreth orës 10:30 në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri në drejtim të grupit të kontrollit të territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Uniformat blu kanë rrethuar zonën dhe po punojnë për kapjen e autorit, ndërsa forcat Rena dhe FNSH po shkojnë në vendngjarje për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

"Rreth orës 10:30 ,në Ishull Lezhë ,në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri në drejtim të grupit të kontrollit të territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Si pasojë është plagosur me armë zjarri oficeri i Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë shtetasi S. H., 44 vjeç, i cili për pasojë të plagëve të marra ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spitalin Rajonal Lezhë. Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën me qëllim kapjen e autorit.

Në ndihmë të Policisë lokale janë nisur forcat speciale Renea, grupe të FNSH-së dhe një grup i posaçëm hetimor nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve", thuhet në njoftimin e policisë.



Të fundit