Flash News

E-TJERA

Ky është autori i krimit dhe polici që mbeti i vrarë në Lezhë, trafikanti qëlloi në drejtim të patrullës

Ky është autori i krimit dhe polici që mbeti i vrarë në

Kanë dalë fotot e policit të vrarë dhe autorit të krimit. Në të majtë është Aldo Rama, personi që qëlloi me armë zjarri efektivin Saimir Hoxha(në të djathtë).

Ky i fundit u gjet i plagosur në një kanal në Ishull Lezhë dhe ndërroi jetë rrugës për spital. Viktima ishte 44-vjeç.

Hoxha ishte pjesë e patrullës së policisë që po kontrollonte zonën për lëndë narkotike. Aldo Rama qëlloi në drejtim të patrullës së policisë, ku la të pajetë efektivin Hoxha.

Drejt vendngjarjes kanë shkuar forcat Rena, FNSH dhe vetë drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu. Uniformat Blu po punojnë për kapjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Të fundit