Flash News

E-TJERA

Fajtor për korrupsion në zgjedhje, policia reagon për arrestimin e kryebashkiakut të Rrogozhinës

Fajtor për korrupsion në zgjedhje, policia reagon për arrestimin

Policia e Durrësit ka reaguar lidhur me arrestimin e kryetarit të Bashkisë së Rrogozhinës, Edison Memolla, i cili u shpall fajtor për korrupsion.

Ai akuzohet për korrupsioni aktiv në zgjedhje kryer në bashkëpunim dhe dënua me 1 vit burgim nga Gjykata e Apelit të Posaçëm.

Në vendimin Apelit të GJKKO, kryebashkiaku u dënua edhe me pesë vjet dënim plotësues për të mos u përfshirë në funksione publike.

REAGIMI I POLICISE
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Durrës ekzekutuan vendimin e datës 09.02.2026, të Gjykatës së Posaçme të Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e cila ka dënuar me nga 1 burgim, shtetasit E. M., 39 vjeç, B. Xh., 48 vjeç dhe N. T., 54 vjeç, banues në Rrogozhinë, për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim.

Të fundit