Flash News

E-TJERA

Faktohet një prej pretendimeve të LSI-së, në një kuti mungon procesverbal i PEI

Faktohet një prej pretendimeve të LSI-së, në një kuti
Elvis Çefa

Është faktuar një nga pretendimet e LSI-së për proces jo të rregullt zgjedhor në qarkun e Beratit. Gjatë mbledhjes së Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve, ku po zhvillohet dhe shqyrtimi i 24 kutive të votimit të Beratit, u konstatua se në një prej tyre nuk është gjetur procesverbali i Pajisjes së Identifikimit Elektronik.

“Për shkak se në një nga materialet e qendrës së votimit, me nr.3446 nuk u gjet procesverbali i PEI, atëherë do të na duhet për të hapur dhe kutinë e votimit, për të parë administrimin e këtij procesverbali aty”, u shpreh kreu i KAS-it, Elvis Çefa.

 

Të fundit