Flash News

E-TJERA

Pranoi ankimimin e LSI-së/ KAS hap 24 kuti në Berat, ngre 6 grupe numërimi

Pranoi ankimimin e LSI-së/ KAS hap 24 kuti në Berat, ngre 6 grupe
Foto ilustruese

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve ka nisur mbledhjen  për shqyrtimin e kërkesës ankimore të LSI-së për rezultatin e zgjedhjeve në qarkun Berat. KAS ka vendosur të hapen 24 kuti votimi të këtij qarku.

Për këtë, KAS-i ka ngritur  6 grupe numërimi. Vendimi u mor pas pranimit të provave të paraqitura nga Lëvizja Socialiste për Integrim.

Gjatë mbledhjes nuk kanë munguar debatet mes përfaqësuesit ligjor të LSI-së, Altin Kaziajt dhe atij të PS-së, Eridian Salianjit lidhur me raportin e mbylljes, i cili në disa qendra votimi nuk është futur në kutinë e duhur, por në valixhen e pajisjes PEI.

Sipas LSI-së,  këto raste ngrenë dyshime mbi përllogaritjen e numrit të votuesve, ndërsa shton se nuk ka siguri që nuk është hapur valixhja e pajisjes PEI. LSI dhe PD kanë ankimuar rezultatin e zgjedhjeve për Beratin, duke kërkuar rinumërim në këtë qark.

Të fundit