Flash News

E-TJERA

Falsifikim dokumentesh dhe kontrata fiktive, Kalaja publikon të tjera akuza për gjyqtaren Gjoka

Falsifikim dokumentesh dhe kontrata fiktive, Kalaja publikon të tjera akuza

Avokatja Adriana Kalaja ka publikuar dokumente të tjera ndaj gjyqtares Irena Gjoka.

E ftuar në Syri TV, Kalaja e akuzon gjyqtaren për falsifikim dokumentesh, kontrata fiktive dhe mashtrim për justifikimin e pasurisë në procesin e vetingut.

Sipas Kalasë, në vitin 1996 është firmosur një kontratë qiraje në ‘word’, kur ky program sapo ishte shpikur dhe nuk përdorej në Fier, duke e cilësuar atë si të manipuluar.

Ajo zbuloi gjithashtu se kontrata ishte nënshkruar pa noter, mes bashkëshortit aktual të gjyqtares dhe familjarëve të saj, në një kohë kur ajo deklaronte se nuk kishte asnjë lidhje me ta.

Kjo kontratë, sipas Kalasë, është përdorur për të justifikuar një shumë prej 57 milionë lekësh, që nuk ka pasur burim të ligjshëm.

Skandali, sipas saj, hedh dyshime të forta mbi integritetin dhe ligjshmërinë e një gjyqtareje që ka kaluar filtrat e vetingut dhe është pjesë e gjykatës më të lartë në vend.

Kalaja: Është një kontratë qiraje që daton që prej vitit 1996. Kush janë elementët që ne kemi ngritur si pretendim? Është viti 1996, ndërkohë që ‘wordi’ shpiket në 1995. Dhe në ’96 kjo printohet në word në Fier, të parët që e kanë implementuar janë vëllezërit me disa mbiemra dhe bashkëshorti aktual. Është një kontratë e bërë midis palëve pa praninë e noterit. Unë sot bëj një kontratë me ju dhe them që 120 mijë euro që më gjeti SPAK-u, i kam marrë borxh...

Por ligji thotë që veprimet apo transaksionet financiare noterizohen në kohën e ndodhjes së tyre.  Ligji i kohës nuk e lejonte kontratën pa noter. Ndryshimet që u bënë e lejojnë kontratën me noter deri më 1 vit. Pra, edhe në lidhje në këtë pikë, e gjitha ka rënë, sepse Irena Gjokës Spata Maneku i duheshin 6 vite që të plotësonte atë diferencën e parave që nuk kishte burim të ligjshëm.

Këto unë i kam marrë nga dokumentet e vetingut dhe ajo që na bën përshtypje tani, është që në ’96 të marrësh një lokal anonim në Fier me 80 mijë lekë në muaj ose 800 mijë lekë të vjetra me qira, ndërkohë që me 150 mijë lekë janë bërë të gjitha privatizimet thuajse të apartamente. Me 200 mijë lekë në atë kohë, blije një vilë shumë të mirë. Në këtë mënyrë ka justifikuar shumën 57 milionë lekë zonja me tre mbiemra...

Ndërkohë, kush janë nënshkruesit e kontratës? Qiramarrësit janë vëllezërit e Irenës. Qiradhënësi është burri aktual i Irenës, ndërkohë që thoshte që unë me këtë zotërinë bashkëjetesën e kam filluan në 2005 se martesa pastaj është në 2006, na del në aspektin që lidhja e Irenës me zotin Stefan Gjoka qenka shumë e hershme. Këtë aspekt të marrëdhënies së këtyre dy shtetasve që unë e kam çuar në kallëzim penal, e flas në aspektin e falsifikimit dhe mosdeklarimit. Nuk më intereson fare mua me kë bashkëjeton e dashurohen Irena me 20 e ca mbiemra. Mua më intereson që kjo gjyqtare që ka kaluar vetingun dhe që është pjesë e gjykatës më të rëndësishme në vend, ka falsifikuar dokumentat dhe nuk ka plotësuar kushte për të qenë gjyqtare. Kjo më shqetëson mua dhe duhet të shqetësojë të gjithë të tjerët.

Prokura është bërë tek noteri në vitin 2003. Jemi në 2003 dhe shikohemi që kjo nuk është në word. Noteri nuk e bënte dot në word, ndërkohë që noteri bashkë me bashkëpunëtorët...

Me këtë prokurorë, ata kanë autorizuar një avokat grek për ti hequr dy ekspulse, duke qenë se ajo thotë se nuk jam dënuar...

Të fundit