Flash News

E-TJERA

Çfarë la pas zjarri në qendrën tregtare në Lushnje, dy kate të pallatit u shkrumbuan

Çfarë la pas zjarri në qendrën tregtare në Lushnje,

Flakët ‘përpinë’ mbrëmjen e djeshme qendrën tregtare në Lushnjë, teksa jeta e dhjetëra banorëve u rrezikua.

Mësohet se kati i katërt dhe i pestë kompleksit të pallateve ku ndodhej qendra tregtare janë shkrumbuar plotësisht.

Zjarri ra rreth orës 15:00 dhe përfshinë qendrën tregtare ku u bë evakuimi i klientëve dhe punonjësve.

Dhjetëra banorë mbetën të bllokuar në apartamente dhe rrezikoheshin të asfiksoheshin nga tymi i zi. Por forcat zjarrfikëse arritën t’i shpëtonin duke i nxjerrë nga banesat.

Rreth 42 persona u shtruan në spital pasi kishin probleme me frymëmarrjen mes tyre edhe 8 persona zjarrfikës.

Për të vënë nën kontroll flakët, në Lushnjë shkuan edhe nga zjarrfikëse nga Tirana, Durrësi, Fieri, Elbasani, etj.

 

Të fundit