Flash News

E-TJERA

Fatos Nano i nënshtrohet një ndërhyrje të dytë kirurgjikale, si është gjendja e ish-kryeministrit

Fatos Nano i nënshtrohet një ndërhyrje të dytë

Ish kryeministri Fatos Nano i është nënshtruar një tjetër ndërhyrjeje kirurgjikale.

Ndërsa ndodhet prej ditësh në spital, dje Nano ka kryer një tjetër ndërhyrje në mushkëri, e cila ka rezultuar me sukses.

Megjithatë, ish kreu i PS do t’i nënshtrohet kësaj procedure sërish pas një jave sërish.

Nano vuan nga një sëmundje Pulmonare Obstruktive Kronike e quajtur ndryshe si SPOK. Kjo patologji që prek mushkëritë dhe karakterizohet nga një ngushtim i rrugëve respiratore me pasojë kryesore vështirësinë e furnizimit me oksigjen.

Ish-kryeministri shqiptar u shoqërua me ambulancë nga shtëpia e tij për në spital të enjten e 24 gushtit 2023, pasi kishte pasur probleme me frymëmarrjen. Ish kryeministri ka pasur probleme me shëndetin edhe dy vjet më parë.

Të fundit