Flash News


E-TJERA

Faza e çerekfinaleve në Champions, UEFA publikon datat e ndeshjeve

Faza e çerekfinaleve në Champions, UEFA publikon datat e ndeshjeve

Faza çerekfinale e Champions League pritet të jetë spektakolare me shortin që u hodh në Nyon të Zvicrës, që parashikon ndeshje mjaft interesante.

UEFA ka bërë të ditur edhe kalendarin e ndeshjeve ku si zakonisht do të ndahen në dy ditë, të martën dhe të mërkurën. Sfidat e para do të luhen në datat 11-12 prill dhe ato të kthimit në datat 18-19 prill.

UEFA ka ndarë në ditë të ndryshme ekipet milanezë, duke ditur interesimin e madh që ka për dy skuadrat të cilat në fakt mund ta shohin njëra-tjetrën si kundërshtare në gjysmëfinalet e turneut.

Të gjitha ndeshjet luhen në orën 21:00.

NDESHJET E PARA

E MARTË 11 PRILL

BENFICA-INTER

MANCHESTER CITY-BAYERN MUNICH

E MËRKURA 12 PRILL

REAL MADRID-CHELSEA

MILAN NAPOLI

 

NDESHJET E KTHIMIT

E MARTE 18 PRILL

CHELSEA-REAL MADRID

NAPOLI-MILAN

E MËRKURË 19 PRILL

INTER-BENFICA

BAYERN MUNICH-MANCHESTER CITY

 

Të fundit