Flash News

E-TJERA

Festuan me armë ditëlindjen e "shefes", 4 policët e “Shqiponjave” rikthehen në detyrë

Festuan me armë ditëlindjen e "shefes", 4 policët e

Rikthehen në detyrë katër punonjësit e Policisë të Forcës së Posaçme “Shqiponja” në Drejtorinë Vendore të Policisë në Lezhë, të cilët ishin pezulluar pak ditë më parë, pas videos së publikuar në rrjetet sociale ku shiheshin duke qëlluar me armë zjarri në ajër teksa po festonin ditëlindjen e shefes së tyre.

Sipas burimeve inspektorët me iniciale R. P., Xh. N., A. Sh. dhe R. M. janë larguar nga forcat “Shqiponja”, duke u transferuar në komisariatet e policisë Lezhë, Kurbin dhe Mirditë.

Strukturat e SHÇBA-se kanë filluar procedimi penal për këta punonjës, ndërkohë ndaj tyre ka nisur dhe hetimi disiplinor për shkelje të rëndë disiplinore "Sjellje e rëndë diskretituese".

Ata do të qëndrojnë në detyrë deri në përfundim të hetimeve nga prokuroria e Lezhës.

Të fundit