Flash News

E-TJERA

“Fierakët të mprehin sfurqe dhe sëpata”, Meta: Armando Subashi do të shkojë në burg

“Fierakët të mprehin sfurqe dhe sëpata”, Meta:
Presidenti Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta i bëri sërish thirrje kandidatëve të LSI-së të mos bien pre e provokimeve, duke theksuar se problemi kryesor nuk është kjo çështje. Gjatë konferencës për media ai tha se me incidentin e banderolave në Fier, socialistët kërkojnë që të thuhet se LSI prishi takimin elektorak të kryeministrit Edi Rama.

“Ftoj kandidaten e LSI, Kejdi Mehmetaj, dhe të gjithë kandidatët e tjerë të mos bien e këtij provokimi të bandës Rilindje. Ky është një incident i turpshëm dhe banal, por edhe një provokim Kejdi, që ju gjoja të prishni mitingun që do bëjë Rilindja sot në Fier", tha Meta.

Ai shtoi se kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi do të shkojë në burg për shkeje të rënda që ka konsumuar. Meta bëri një thirrje edhe për fierakët.

"Nuk është beteja juaj për të mbrojtur banderolat e LSI nga kryetari i Bashkisë i cili do të shkojë në burg.I di Fieri të gjitha historitë e kryebashkiakut dhe rilindasve të tjerë, e do t’i ndëshkojë me votë plebishitare. U bëni thirrje gjithë grave e burrave të Fierit e Mallakastrës t’i mprehin sfurqet, kosoret, sëpatat, t’i kenë gati ditën e diel e po u prek një votë e vetme, ashtu do bëjë gjithë Shqipëria, me në krye Presidentin”, tha Meta.

Të fundit