Flash News

E-TJERA

Granit Xhaka shpallet nga FIFA "lojtari i ndeshjes" Serbi-Zvicër

Granit Xhaka shpallet nga FIFA "lojtari i ndeshjes" Serbi-Zvicër

Granit Xhaka është shpallur nga FIFA lojtari i ndeshjes Serbi-Zvicër e cila përfundoi dje me eliminimin e serbëve nga Botërori.

Në një postim në Twitter, FIFA ka publikuar foton e Xhakës me një trofe në dor, teksa shkruan se është shpallur lojtari i ndeshjes.

“Një performancë kapiteni nga Granit Xhaka! Lojtari i ndeshjes dhe udhëzon Zvicrën në raundin e 16-të të Kupës së Botës FIFA për të tretën herë radhazi!”, shkruan FIFA në Twitter.

Zvicra kaloi në fazën e 1/16 pas fitores 2-3 ndaj Serbisë, Ndeshja e djeshme pati shumë tensione ku serbët provokuan disa herë dhe tentuan të përplasen fizikisht me Xhakën.

Të fundit