Flash News

E-TJERA

"Fitorja ime e parë pa nënën", Rama falenderon familjen dhe shpjegon pse u mërzit Zaho

"Fitorja ime e parë pa nënën", Rama falenderon familjen

Në fjalimin e tij të fitores, kryeministri Rama u ndal tek e ëma e cila nuk jeton më. Rama u shpreh se kjo është hera e parë që fiton një betejë pa nënën e tij të pranishme.

"Kjo është fitorja ime e parë në mungesën e dikujt që më ka ndenjur pranë, më ka ndjekur si hije me dashurinë pa kushte dhe me përkujdesjen e paepur, dikush që më mungon tmerrësisht sot mes jush dhe që shpresoj se tani po më sheh atje nga lart: Nënë ime Aneta."

"Fitorja ime e parë pa nënën", Rama falenderon familjen

"Uroj që ajo të jetë krenare për mua, e mirënjohëse pafund për ju të gjithë që për kaq shumë vite më besuat pa u lëkundur, më ndoqët pa u lodhur, më mbështetet pa pushuar dhe sot së bashku me shumicën dërrmuese të shqiptarëve me dhatë përsëri privilegjin e jashtëzakonshëm që t`ju udhëheq edhe për katër vite të tjera drejt majës ku do të vazhdojmë të ngjitemi,"- tha kryeministri Rama .

"Fitorja ime e parë pa nënën", Rama falenderon familjen

Rama falenderoi publikisht bashkëshorten e tij, Lindën, për të cilën tha se është opozita e vetme që nuk e mund dot:

"Një falenderim të veçantë, për gjysmën time më të mirë dhe të vetmen opozitë që unë nuk e mund dot por kënaqem kur ka barazimin, Linda Ramën. Mamanë e palodhur të Zahos, nënë krenare të Reas dhe shoqen besnike të Gregut. Linda është guri që na mbledh, burimi që na ushqen dhe drita që na energjizon ne të katërve. Grua, shumë faleminderit."

"Fitorja ime e parë pa nënën", Rama falenderon familjen

Ndërsa u ndal tek Rea dhe Gregu, të cilët i falenderoi që nuk janë si fëmijët e tjerë të kryeministrave këtyre a gjetke, të llastuar dhe fodullë:

"Faleminderit edhe Reas dhe Gregut që nuk na shkaktoni asnjë dhimbje koke, që nuk keni asnjë lidhje me fodullekun dhe llastimin dhe që asnjëherë nuk i keni bezdisur apo nxehur njerëzit si disa fëmijë kryeministrash, lart e poshtë, këtu a gjetkë, me mënyrën tuaj të jetesës. Jam shumë krenarë për të dy ju dhe uroj t`ju bëj krenarë gjithnjë me punë time sot dhe me ndihmën e Zotit dhe me gjurmën time nesër."

"Fitorja ime e parë pa nënën", Rama falenderon familjen"Fitorja ime e parë pa nënën", Rama falenderon familjen

Ndërsa "justifikoi" mungesën e Zahos, duke thënë që është mërzitur se nuk ka marrë asnjë votë pavarësisht fushatës që bëri në Vlorë:

"Tani le të mbetet këtu mes nesh, këtu me miq që jemi këtu në shesh, por Zaho nuk erdhi së është pak i mërzitur. Zaho nuk arrin dot të pajtohet me faktin që unë i mora të gjitha votat ndërsa ai s`mori asnjë votë megjithëse bëri fushatë në Vlorë. Tani është detyra e familjes tonë, t`ja mësojmë me durim pse nuk duhet të mërzitet nga kjo puna e votave."

Të fundit