Flash News

E-TJERA

Flakët dalin jashtë kontrollit në pyllin e Pishporosë, e pamundur ndërhyrja nga ajri

Flakët dalin jashtë kontrollit në pyllin e Pishporosë, e

Zjarri në pyllin me pisha në Pishporo ka dalë jashtë kontrollit prej pasdites së djeshme. Era ka favorizuar përhapjen e flakëve në sipërfaqe më të gjera.

Shërbimet e zjarrfikëses kanë kërkuar ndihmë nga Lushnja, Divjaka, Rroskoveci dhe Patosit të cilët kanë operuar në terren deri në mesnatë.

Për të monitoruar nga afër situatën ka zbritur në terren dhe drejtori i emergjencave civile Haki Çako, i shoqëruar nga prefekti i Qarkut Lefter Shehaj, i cili është shprehur se situata është shumë e vështirë për shkak të pamundësisë për të ndërhyrë nga ajri.

Flakët vijojnë të përhapen dhe drejt parcelave të mbjella kryesisht me misër të banorëve të zonës.

Të fundit