Flash News

E-TJERA

Flasin miqtë e 36-vjeçares që vrau burri në Itali: Vrasësi do të kthehet në Shqipëri

Flasin miqtë e 36-vjeçares që vrau burri në Itali:

Mikesha e 36-vjeçares shqiptare Klodiana Vefa e cila u vra nga bashkëshorti në Itali ka rrëfyer detaje nga jeta e çiftit.

Ajo shprehet se nuk ka dyshime që vrasësi është ish-bashkëshorti i saj.

Klodiana ishte punëtore, një grua e mrekullueshme. Burri ishte jo i mirë. Një njeri i dhunshëm. Të gjithë e dinim”, ka komentuar  ajo.

Ajo u pyet nëse mendon se ish-bashkëshorti mund të kryejë vrasje apo vetëvrasje tashmë që ndodhet në arrati.

Ai (burri) do të përpiqet të arratiset, ndoshta do të kthehet në Shqipëri, Ata fëmijë mbetën vetëm… Si do ta mbijetojnë këtë traumë?”. Dhimbja është e madhe”, shtoi ajo.

Klodiana u ekzekutua me një plumb në kokë teksa ishte duke u kthyer në shtëpi, në Castelfiorentino, rreth 30 kilometra nga qyteti i Firences.

I dyshuari kryesor është Alfred Vefa, bashkëshorti 44-vjeçar i shqiptares, dhe babai i fëmijëve të saj.

Të fundit