Flash News

E-TJERA

Flet banori i pallatit që u përfshi nga flakët: Kisha fëmijët në banesë

Flet banori i pallatit që u përfshi nga flakët: Kisha

Situata në pallatin 12-katësh i cili u përfshi nga flakët është vënë nën kontroll. Një prej banorëve të pallatit ka rrëfyer se çfarë ndodhi në godinën ku ai banonte.

Ai  shprehet se ka qenë në punë në momentin që ka rënë zjarri dhe është lajmuar nga bashkëshortja e tij, ndërsa fëmijët dhe vjehrri  ndodheshin brenda në banesë.

Pasi ai ka shkuar poshtë pallatit e ka pasur ta pamundur të ngjitej menjëherë lart, por është pritur qetësimi i situatës dhe me ndihmën e policisë dhe forcave zjarrfikës ka nxjerrë familjarët e tij.

 “Unë isha në punë, sapo bashkëshortja më mori në telefon, e lash punën dhe shkova atje, në momentin që vajta unë ishte e pamundur të ngjiteshe lart, atje ishin kalamajt dhe vjehrri. Sapo u vu gjendja në kontroll, u ngjitëm lart nxorëm në taracë kalamajt dhe vjehrrin në tarraca erdhi policia pastaj dhe i zbritën poshtë. Ishte gjë e frikshme” u shpreh ai.

Kujtojmë  që në ndihmë të forcave zjarrfikëse të qytetet erdhi edhe shërbimi zjarrfikës i Tiranës dhe forcat RENEA.

Të fundit