Flash News

E-TJERA

Flet me lot në sy babai i të riut që vrau veten: Vetëm atë kisha

Flet me lot në sy babai i të riut që vrau veten: Vetëm

Dritan Lalaj me origjinë nga Frakulla e Vogël e Fierit është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Hamburg të Gjermanisë.

Dyshohet se ai ka vrarë veten, një akt të cilin i riu shqiptar kishte tentuar dhe disa herë të tjera ta kryente. Sipas të afërmve, 33-vjeçari i kishte shkruar një letër kushëririt të tij dy javë më parë ku i bënte të ditur se do të largohej nga kjo botë.

Moskorrektësia e pagesës nga pronari dyshohet se ka qenë shkaku sipas familjes, që e ka shtyrë Dritan Lalajn drejt këtij akti tragjik.

Ai ishte djali i vetëm i familjes. Nëna e tij ka ndërruar jetë 5 vite më parë, ndërsa tashmë babai i sëmurë dhe pa të ardhura, Fitim ( Gori) Lalaj mbetet vetëm dhe në kushte të mjerueshme ekonomike.

I shokuar për humbjen e djalit të vetëm, i moshuari  tregon për mediat mes lotësh, se telefonatën e fundit me të birin e kish pasur tre ditë më parë ku i kishte treguar se pas tentativës për vetëvrasje dy javë më parë, është qetësuar duke i premtuar se nuk do ta përsërisë më.

Mes sëmundjes dhe skamjes së tejskajshme babai i 33- vjecarit apelon për ndihmë për ti kthyer trupin e djalit.

Kam folur me të dhe më tha se bëjë më këtë veprim. Ai ishte ndihma më e madhe financiare, unë skam as pension asgjë. Kërkojmë ndihmë, Nuk kam pjesëtar të tjerë në familje, vetëm atë kisha.”, tha ai.

Ndërkohë i afërmi Mezin Kacaku , pohon se për kthimin E trupit duhen 25 mijë euro, shumë për të cilën shqiptarët në Hamburg janë solidarizuar ta mbledhin shpejt, ndërsa thekson se edhe banorët e zonës do përpiqen të solidarizohen.

Të fundit