Flash News

E-TJERA

Fleta e votimit/ KQZ pro modelit me emra, PS kërkon variantin me numra

Fleta e votimit/ KQZ pro modelit me emra, PS kërkon variantin me numra
Ilirjan Celibashi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është mbledhur sërish sot për të vendosur lidhur me modelin e fletës së votimit që do të përdoret në zgjedhjet e 25 prillit.

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi ka propozuar fletën e votimit me emrat e kandidatëve në vend të asaj me numra. Sipas tij, ky model është më praktik për votuesit dhe shmang konfuzionet.

"Versioni i fletës, në të cilin kandidatët janë me emra është në përputhje me Kodin Zgjedhor. Shënimi i emrave është më ndihmuese për zgjedhësit dhe shkon në interes të zgjedhësit edhe mos jetë konfuz", tha Celibashi.

Nga ana tjetër kritika ka pasur përfaqësuesi i PS, i cili ka kërkuar një variant të fletës së votimit me numra dhe jo me emra.

"E vetmja mënyrë për votim që të respektohet votimi për subjektet, është votimi me numra", tha Eridjan Salianji.

Të fundit