Flash News

E-TJERA

Florian Marku mposht për 54 sekonda në ring Dylan Moran

Florian Marku mposht për 54 sekonda në ring Dylan Moran

Florian Markut nuk iu desh as një minutë për t'i dhënë fund ndeshjes me kundërshtarin e tij irlandez.

Marku mposhti Dylan Moranin, i cili nuk pati shansin të kalonte as raundin e parë. Një breshëri grushtash e la Moranin të pambrojtur dhe detyroi gjyqtarin Mark Lyson të ndalte në 54 sekonda ndeshje që u zhvilluan “Manchester Arena”.

“I dua këto luftime të mëdha, por njerëzit vazhdojnë të më shmangin”, tha Marku pas fitores. “Ben, më sill Josh Taylor, Conor Benn, Kell Brook… Nuk e di kë tjetër ke, por më sill dikë që mund të tregojë se çfarë mund të bëj. Unë kam dy duar dhe falë Zotit mund të tregoj se çfarë mund të bëj”.

Të fundit