Flash News

E-TJERA

Floriana Garo flet për dasmën që trazoi Tiranën: Motive politike apo xhelozi ?!

Floriana Garo flet për dasmën që trazoi Tiranën: Motive

Zëdhënësja e PD, Floriana Garo ka komentuar dasmën e shumëpërfolur të Genar Topallit dhe Cindy Marinës, e cila u zhvillua në Romë para disa ditësh.

Pasi ka shkaktuar një valë reagimesh në opinionin publik shqiptar, Garo, e ftuar në ceremoninë e martesës, ka sqaruar disa nga arsyet që sipas saj kanë nxitur këtë zhurmë të madhe.

Duke folur në emisionin “Pasvon” me Alfred Lelën, Garo sqaron se e gjithë zhurma mediatike u shkaktua nga destinacioni që kishte zgjedhur çifti për t'i thënë 'po' njëri-tjetrit ditën e tyre më të bukur. 

Ajo e përshkruan dasmën si një event elegant dhe normal, pa elemente ekstreme apo provokative. Megjithatë, vendi ku u mbajt ceremonia, Kisha e Shën Marisë në Romë, e njohur edhe si vendi ku është martuar futbollisti Francesco Totti, sipas saj ka qenë një pikë që ka tërhequr vëmendje të veçantë. 

 "Mendoj se zgjedhja e destinacionit nxiti këtë zhurmë të madhe pasi kemi parë dasma shumë më luksoze në Shqiëpri. Nusja ka ardhur me helikopter, apo me balone, ka patur dasma ku janë shkelur para me këmbë.

Ishte dasmë elegante, normale por përzgjedhja e Romës si destinacion me atë kishën e mrekullueshme të Shën Marise ku është martuar edhe Totti e ka shkaktuar bujën më të madhe. Por asgjë ekstreme nuk kishte në dasmë. Kisha shkaktoi bujën sepse ishte shumë e bukur.

Vajza e Topallit u martua në një kishë më të thjeshtë dhe nodshta kjo e ka shkaktuar këtë zhurmë", tha Garo. 

Ajo shpjegon se zgjedhja e Romës nuk ka qenë një akt luksi, por një vendim i ndikuar nga faktorë familjarë dhe shpirtërorë. 
“U zgjodh Roma sepse dasma u organizua me kontributin kryesor nga familja e nuses, të cilët kanë emigruar në Itali për vite me radhë. Roma u gjend si destinacion si afrimitet shpirtëror, por edhe sepse ishte e aksesueshme për të ftuarit nga Shqipëria.”

Ajo shtoi se Roma, si qytet i përjetësisë, u zgjodh edhe për simbolikën që mbart në një ditë kaq të shënuar për çiftin. Garo ftoi publikun të mos e politizojë gëzimin e një çifti të ri, por ta shohë si një moment të bukur dhe të natyrshëm./Politiko.al/

Ndiqni intervistën e plotë: 

 

Të fundit