Flash News

E-TJERA

Fluturimet e bllokuara prej mëngjesit të së mërkurës, ICAO: Pezullimi do të zgjasë deri në orën 15.00

Fluturimet e bllokuara prej mëngjesit të së mërkurës,
Foto ilustruese

Prej mëngjesit të djeshëm në aeroportin "Nënë Tereza" fluturimet janë pezulluar për shkak të protestës së kontrollorëve. Bllokimi do të zgjasë deri në orën 15.00. Kështu bëri me dije Autoriteti Ndërkombëtar i Fluturimeve (ICAO).

Mbetet e paqartë se si do të zëvëndësohet stafi që mungon, nëse kontrollorët aktual do të rikthehen në punë apo do të zëvëndësohen me të tjerë.

Në aeroport shumë qytetarë janë duke pritur për udhëtimet e tyre, por ende nuk kanë marrë asnjë përgjigje përfundimtare.

Mbrëmjen e djeshme mblodh Komiteti i Mbrojtjes Civile. Lajmin e bëri me dije ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, i cili njoftoi se ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku është ngarkuar për zëvendësimin e kontrollorëve.

Të fundit