Flash News

E-TJERA

“Fluturimet me Britaninë mbeten të pezulluara”, Komiteti i Ekspertëve tregon se kur do merret vendimi për univeristetet

“Fluturimet me Britaninë mbeten të pezulluara”, Komiteti i
Komiteti Teknik i Ekspertëve

Kryetarja e Komitetit të Ekspertëve, Mira Rakacolli tha se Komitetit i Ekspertëve ka vendosur që fluturimet me Britaninë të jenë të pezulluara.

Lidhur me kërkesën e universiteteve për zhvillimin e provimeve në auditor, Rakacolli tha se po diskutohet me ministrinë e Arsimit dhe vendimi do të merret brenda kësaj jave.

Ajo tha se shifrat tregojnë që vendi është në një moment delikat, duke theksuar se stina e dimrit ka dhënë ndikimin e saj. Rakacolli kërkoi nga të gjitha strukturat dhe qytetarët angazhim në respektimin e masave.

“Në rritje të këtyre indikatorëve po vlerësohet edhe shfaqja e varianteve të transformuar të sars cov 2, por fatmirësisht situatë është e kontrolluar.

Në takimin e sotëm u vendos që të vazhdojmë ndërprerjen e fluturimeve me Britaninë e madhe deri në një moment të dytë.

Në lidhje me kërkesën e Universiteteve që ti zhvillojnë ato në auditorë , po punojmë me ministrinë e arsimit për të vlerësuar mundësitë konkrete të këtij realizimi dhe do të kemi një vendim të shpejtë, maksimumi deri në fund të kësaj jave”, tha Rakacolli.



Të fundit