Flash News

E-TJERA

Forumi kundër anti-semitizimit, Pompeo mesazh për Shqipërinë: Mike e madhe e SHBA, i ofroi ndihmë të rrallë hebrenjve

Forumi kundër anti-semitizimit, Pompeo mesazh për
Mike Pompeo

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo e ka cilësuar Shqipërinë si një mike e madhe e Amerikës dhe ka vlerësuar lart kontributin e dhënë në mbrojtje të hebrenjve, duke u dhënë strehë gjatë luftës e duke i shpëtuar nga nazizmi.

Teksa ka marrë pjesë në forumin ballkanik kundër anti-semitizmit, Pompeo ka përcjellë një mesazh për shqiptarët, si dhe ngriti shqetësimin se është vënë re një përhapje e anti-semitizimit.  

“Shqipëria është një mike e madhe e SHBA-ve. Është vendi që i ofroi ndihmë të rrallë për hebrenjtë, ishte streha për hebrenj, u dhanë dokumente false të mbijetonin.

Në fund të luftës kishte më shumë hebrenj që jetonin në Shqipëri, se para luftës. Nder për tolerancën e Shqipërisë, sic reflektohet nga ky kuvend.

Duhet të identifikojmë kërcënimin dhe të gjejmë mënyrat për ta luftuar. Të ketë një fushë të barabartë për të gjitha shtete. Kemi parë përhapje të antisemizitmi dhe kjo është shqetësuese, vendet me shumicë myslimane të flasin në emër të tolerancës dhe në emër të besimit të Abrahamit.

Të garantojmë sigurinë e secilit që të jetojmë krah për krah me paqen. Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe popullin shqiptar”, tha Pompeo.

Të fundit