Flash News

E-TJERA

FOTO/ Buzëqeshje dhe përqafime mes PD-së dhe PS-së në Shkodër

FOTO/ Buzëqeshje dhe përqafime mes PD-së dhe PS-së në

Pas përqafimit mes Anila Denajt dhe Ina Zhupës në Himarë, një tjetër përqafim ndodh mes PD-së dhe PS-së pas përfundimit të zgjedhjeve të 25 prillit.

Pas përfundimit të procesit të numërimit të votave në Shkodër, kandidati i PS-së Paulin Sterkaj dhe kandidatja e PD-së Greta Bardeli janë përqafuar me njëri-tjetrin dhe shfaqen të buzëqeshur. Një shembull i mirë, duke kapërcyer kështu ndasitë politike.

Bardeli renditet e katërta në listën e PD-së, rezulton fituese në Shkodër, po ashtu edhe Paulin Stërkaj, i renditur i dyti në listën e PS-së.

Të fundit