Flash News

E-TJERA

FOTO/ Humb jetën 47-vjeçari në malin e Tomorit, e zë poshtë masivi shkëmbor

FOTO/ Humb jetën 47-vjeçari në malin e Tomorit, e zë

Një 47-vjeçar ka humbur jetën në mënyrë tragjike ditën e sotme, duke punuar në një nga firmat që nxjerr gur dekorativ në malin e Tomorit. Mësohet se viktima është shtetasi Alket Zeqo, të cilin e ka zënë poshtë një masiv shkëmbi teksa ka qenë duke punuar.

Ai është dërguar menjëherë për në spitalin e Skraparit, por nuk ka aarritur t'iu mbijetojë dot plagëve të marra. Ngjarja ka ndodhur në malin e Tomorit në vendin e quajtur “Dëvri” ku ndodhen karrierat e pllakave të gurit dekorativ.

Mësohet 47-vjeçari Alket Zeqo është banor i qytetit të Çorovodës dhe babai i dy fëmijëve.

Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme, por ende nuk ka asnjë njoftim zyrtar nga Drejtoria Vendore e Policisë Berat në lidhje me ngjarjen në fjalë.

FOTO/ Humb jetën 47-vjeçari në malin e Tomorit, e zë

Të fundit