Flash News

E-TJERA

Foto/ Kush është 61-vjeçari që kishte ngritur një ‘laborator d*oge’ në Yzberisht

Foto/ Kush është 61-vjeçari që kishte ngritur një

Ky është Shkëlqim Krrashi, 61-vjeçari i cili u arrestua sot në Tiranë, pasi kishte ndërtuar një ‘laborator droge’ në banesën e tij ne Yzberisht.

Krrashi siguronte sasi të mëdha droge vaj nga Maqedonia e Veriut dhe më pas i përgatiste në forma të ndryshme në baneën që kishte në pronësi në zonën e Yzberishtit.

Gjatë kontrollit në banesë u sekuestruan rreth 17 kilogramë kanabis në formë çokollate, e ndarë në 69 paketime, 22.5 litra vaj kanabisi, që kapnin vlerën rreth 500 mijë euro, si dhe rreth 65 gramë kokainë.

Në banesë u gjetën dhe dy armë, një pistoletë dhe një armë gjahu.

Të fundit