Flash News

E-TJERA

Foto/ Kush është komisari i arrestuar në Kavajë, tentoi bashkë me të birin të vrisnin 29-vjeçarin

Foto/ Kush është komisari i arrestuar në Kavajë, tentoi
Kastriot Gjongeci

Ky është komisari Kastriot Gjongeci, i cili në bashkëpunim me djalin e tij Denis Gjongecaj 24 vjeç, tentuan të vrisnin një 29-vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur për shkak të një parakalimi të gabuar. Të dyja palët janë konfliktuar me njëra-tjetrën.

Dyshohet se pas konfliktit Kastrioti dhe i biri i zunë pritë 29-vjeçarit dhe Denis Gjongecaj qëlloi me armë drejt mjetit të 29-vjeçarit. Nga ngjarja nuk pati të lënduar.

AMP e ka klasifikuar ngjarjen si vrasje në tentativë.

 

Të fundit