Flash News

E-TJERA

Foto/ Kush është nëna e 4 fëmijëve që u vra nga bashkëshorti? Vajza e çiftit rrëfen ngjarjen: Pashë babin të godiste mamin me thikë

Foto/ Kush është nëna e 4 fëmijëve që u vra nga
Në fotot: Pandeli Nakoleci dhe Marjola Nakoleci

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Volosin në Greqi, ku Pandeli Nakoleci ka vrarë me thikë gruan e tij, Marjola Nakoleci në sy të fëmijëve.

40-vjeçari, i cili punonte në ndërtim, e goditi me thikë në qafë gruan, kur ajo doli nga banesa dhe më pas u arratis.

36-vjeçarja mori lëndime në qafë dhe shpinë, ndërsa katër fëmijët e çiftit, të moshës 5 deri në 18 vjeç, dëshmuan tragjedinë.

Vajza e madhe deklaroi se prindërit e saj kishin grindje të shpeshta. Këtë mëngjes, ndërsa e gjithë familja ishte në shtëpi, shpërtheu një tjetër grindje dhe më pas 40-vjeçari mori thikën dhe e goditi gruan.

“Nuk e di pse u grindën”, tha vajza e tyre 16-vjeçare, e cila zbuloi se 40-vjeçari ishte xheloz për nënën e saj dhe për një kohë ajo e kishte larguar nga shtëpia.

36-vjeçari vrapoi për t’u arratisur duke u larguar nga apartamenti në katin e parë në rrugën Konstanta, ku jeton familja. Ai e ndoqi poshtë shkallëve dhe në hyrje të pallatit e goditi përsëri.

Njëri nga fëmijët thuhet se i tha policisë: “E pashë babin duke e therur mamin me thikë”, sipas medias vendase.

 

Të fundit