Flash News

E-TJERA

Foto/ Ky është 29-vjeçari që humbi jetën aksidentalisht, nga tritoli në banesën e motrave Nikolli

Foto/ Ky është 29-vjeçari që humbi jetën

Ky është Enea Thomaraj, 29-vjeçari që ndërroi jetë në Spitalin e Traumës.

Thomaraj u plagos rëndë pas shpërthimit me tritol në derën e banesës së motrave Xhovana dhe Alda Nikolli, në korrik të këtij viti.

29-vjeçari ishte fqinj me motrat Nikolli dhe në momentin e shpërthimit ai ka qenë duke hyrë në banesën e tij. I riu mori dëmtime të shumta në kokë dhe prej tre muajsh ndodhej në reanimacion në gjendje kritike për jetën.

Alda dhe Xhovana Nikolli kanë akuzuar të penduarin e drejtësisë Nuredin Dumani për shpërthimin me tritol, pasi Alda kishte krijuar marrëdhënie me Dumanin, i cili ndodhet në burg. Ajo ka pohuar se e dashura e Dumanit e ka kërcënuar dhe kjo ka sjellë më pas ngjarjen që i mori jetën Thomarajt.

Të fundit