Flash News

E-TJERA

Foto/ Ky është 35-vjeçari që mbante “peng” familjen në banesë

Foto/ Ky është 35-vjeçari që mbante “peng”

Personi që shihni në foto është Jetnor Zhabolli, 35-vjeçari që mbante të mbyllura në banesë nënën, bashkëshorten dhe vajzën e tij të mitur.

Ai u vu në pranga sot, ndërsa gjatë kontrollit në banesë u zbuluan disa kamera sigurie me të cilat Zhabolli, monitoronte familjen e tij kur nuk ndodhej në shtëpi. Ai kishte vendosur edhe bllokues valësh telefoni në mënyrë që të mos kishin mundësi komunikimi.

Në dëshminë e tij, 35-vjeçari ka deklaruar se e bëri për t’i mbrojtur pasi një ditë kishte dëgjuar bashkëshorten e tij të fliste me disa persona.

Në banesë janë gjetur edhe dy letra lamtumire të shkruara nga bashkëshortja e Zhabollit, e cila për shkak të dhunës psikologjike dhe fizike, kishte tentuar disa herë vetëvrasjen.

Të fundit