Flash News

E-TJERA

Foto/ Ky është 53-vjeçari shqiptar që u ekzekutua me breshëri plumbash në Ekuador

Foto/ Ky është 53-vjeçari shqiptar që u ekzekutua me

53-vjeçari shqiptar Arjanit Rizaj u vra me breshëri plumbash mbrëmjen e së enjtes në Guayaquil të Ekuadorit.

Ai u qëllua disa herë me armë zjarri teksa ndodhej në makinë duke pritur bashkëshirten jashtë një spitali.

Fillimisht Rizaj u dërgua në urgjencën e spitalit “Luis Vernaza”, e më pas në klinikën “Panamericana”, ku mjekët tentuan ta mbanin në jetë, por plagët e shkaktuara nga arma e zjarrit ishin të rënda duke i shkaktuar vdekjen.

Agjentët e kriminalistikës gjetën tetë prova balistike 9 mm dhe një plumb të deformuar.

Bashkëshortja e Rizajit u tha hetuesve se Rizaj nuk punonte dhe se në vend qëndronte pa dokumente legale. 53-vjeçarit i dërgonte para i vëllai nga Kanadaja ose të tjerë nga Shqipëria.

 

Të fundit