Flash News

E-TJERA

Foto/ Ky është 57-vjeçari që u vra me çekiç nga i riu në aksin Mamurras-Krujë

Foto/ Ky është 57-vjeçari që u vra me çekiç

Petrit Ndou, 57 vjeç, mbeti viktimë e një sherri mes tij dhe Andi Vokrit 28 vjeç, në aksin Mamurras-Krujë.

Dy drejtuesit e mjeteve, 57-vjeçari dhe i riu, u përfshinë në një konflikt fizik pas mesnatës, ku si pasojë e goditjes me çekiç humbi jetën Petrit Ndou.

Autori i dyshuar është arrestuar në flagrancë menjëherë pas ngjarjes.

Autoritetet kanë marrë në pyetje nënën dhe bashkëshorten e të dyshuarit, Dhurata Ndreka dhe Gentjana Vokri, si edhe Kleo Ndou, 30 vjeç, banues në Thumanë, së bashku me tre shtetas të tjerë që kishin njohje me viktimën.

Të fundit