Flash News

E-TJERA

Foto/ Ky është autori i vrasjes së 26-vjeçarit në Bulqizë

Foto/ Ky është autori i vrasjes së 26-vjeçarit në

Dritan Manjani u qëllua për vdekje me kaçavidë nga fqinji i tij, Dorjan Mema, pas një konflikti mes tyre.

Personi që shihni në foto është autori i cili u konfliktua dhe më pas vrau Manjanin. Sipas dëshmive të banorëve të zonës, Manjani ka qenë duke konsumuar birra në një lokal aty ku ka nisur edhe sherri me autorin.

Dyshohet se konflikti ka ardhur pas një bullizimi dhe nofkave me të cilat ata e thërrisnin njërit-tjetrin.

Në momentin kur është vrarë nga Mema, 26-vjeçari ndodhej në shtëpi. Ai është thirrur nga disa persona që mbërritën me dy makina dhe më pas ka ndodhur ngjarja.

 

Të fundit