Flash News

E-TJERA

FOTO/ Ndërron jetë një tjetër mjek nga COVID-19 në vendin tonë

FOTO/ Ndërron jetë një tjetër mjek nga COVID-19 në

COVID-19 i ka marrë jetën një tjetër mjeku në vendin tonë. Bëhet fjalë për një mjek psikiatër i spitalit të Krujës, Përparim Pengili. Lajmin e ka bërë me dije spitali i Krujës përmes një postimi në rrjetet sociale.

Tre ditë pasi u infektua nga koronavirusi, mjeku u shtrua në spitalin e Sanatoriumit ku dhe ndërroi jetë ditën e sotme në moshën 72-vjeçare.

Deri në shkurt Përparim Pengili ishte në krye të detyrës në spitalin ‘’Stefan Gjoni’’ në Krujë, madje me shtyrje pensioni, por COVID-19 ia mori jetën.

"Me hidherim te thelle duam te ndajme me ju lajmin e trishte qe doktorr Perparim Pengilin nuk do e kemi me mes nesh. Edhe nje tjeter bluze e bardhe humbi jeten.Sherbeu ne Spital me perkushtim, per te gjithe komunitetin, deri ne muajin shkurt te ketij viti dhe covidi i pabese nuk e lejoi te shijonte pensionin.
U prehsh ne paqe njeri I mire." thuhet në njoftimin e Spitali Bashkiak "Dr. Stefan Gjoni " në Krujë.

Të fundit