Flash News

E-TJERA

FOTO/ Identifikohet autori që plagosi efektivin e ‘Shqiponjave’, policia jep 20 mijë euro për informatorin

FOTO/ Identifikohet autori që plagosi efektivin e

Vetëm pak orë pas ngjarjes, policia identifikoi dhe shpalli në krkim autorin e dyshuar që plagosi me armë zjarri efektivin e repartit “Shqiponja”, në Tiranë,

Policia shpalli në kërkim Klered Bozhani 42 vjeç si autor të dyshuar. Për gjurmimin e tij, Policisa vendosi 20 mijë euro shpërblim. 

Kujtojmë se ngjarja ndodhi pranë zonës së Kinostudios në kryeqytet, teksa Bozhani qëlloi me një plumb në bark efektivin e policisë Edlir Alleshi.

Sakaq, policia është vënë në ndjekje të Bozhanit, duke vijuar kontrollet në pikat dalëse të Tiranës, si edhe duke kontrolluar në qytet.

Aktualisht, Alleshi ndodhet në spitalin e Traumës jashtë rrezikut për jetën.

Tiranë/Informacion shtesë

Shërbimet e Forcës së Posaçme "Shqiponja", shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, Patrullat e Përgjithshme të mbështetura nga Renea, po vijojnë ndjekjen dhe kontrollin e zonës, për kapjen e personit të armatosur, shtetasit Klerent Bozhanaj, 42 vjeç, që plagosi punonjësin e Policisë, inspektor E. A. Policia e Shtetit kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që kushdo që ndeshet të bëjë kujdes pasi ky shtetas është i armatosur, dhe të njoftojnë menjëherë shërbimet e Policisë. DVP Tiranë fton qytetarët që të japin informacion për autorin e kësaj ngjarjeje dhe vendos shpërblim 20000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e autorit. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë vendos në dispozicion të qytetarëve, numrin e telefonit 0694111546, duke garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi.

 

Të fundit