Flash News

E-TJERA

Foto/ U arrestua në Brazil, ja si duket sot Ervin Mata

Foto/ U arrestua në Brazil, ja si duket sot Ervin Mata

Autoritetet braziliane kanë arrestuar në Ilhabela, në shtetin São Paulo, Ervin Matën, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale.

Kjo është një foto e Matës sot, pasi u vu në prangat e policisë braziliane.

Foto/ U arrestua në Brazil, ja si duket sot Ervin Mata
Foto e Ervin Matës sot

Mata u ndalua mbrëmjen e së shtunës pas informacioneve të inteligjencës që tregonin se ai ishte zhvendosur nga zona e Baixada Santista drejt bregdetit verior. Ai u lokalizua në një biznes dhe më pas u shoqërua në Komisariatin e Policisë Federale në São Sebastião.

Ai posedonte edhe një kartë identiteti të Paraguajit, ku si vendlindje figuronte Mbretëria e Bashkuar.

Mata rezultonte në arrati që nga shtatori i vitit 2025 dhe ishte i kërkuar ndërkombëtarisht që nga nëntori i vitit 2023 nga autoritetet shqiptare, nën akuzat për trafik droge dhe përfshirje në organizatë kriminale. Sipas hetimeve të autoriteteve në Shqipëri, ai dyshohet se ka drejtuar trafikun e 240 kilogramëve kokainë në Frankfurt të Gjermanisë në vitin 2020.

Të fundit