Flash News

E-TJERA

Foto/ U kap me 1.1 ton kokainë nb Greqi, kush është Fatjon Prendi

Foto/ U kap me 1.1 ton kokainë nb Greqi, kush është Fatjon Prendi

Mediat greke kanë publikuar fotografinë e Fatjon Prendit, i identifikuar si kreu i organizatës kriminale të goditur nga autoritetet më 25 shtator 2025.

Në operacionin e gjerë policor u sekuestruan 1.1 ton kokainë dhe 1,640 fidanë kanabisi, ndërsa të ardhurat e paligjshme të grupit llogariten në të paktën 8 milionë euro. Sipas hetimeve, nga sasia e madhe e drogës kuptohet se rrjeti ishte i aftë të furnizonte një territor të gjerë trafikimi.

Pas Prendit në hierarki renditej 36-vjeçari Elson Ndreca. Në pranga për bashkëpunim në ruajtjen dhe magazinimin e drogës, parave dhe celularëve, si dhe për transportin e kreut të grupit, ranë edhe 35-vjeçarja Brisejda Cami, 73-vjeçarja Pashke Gega dhe 35-vjeçarja Zoje Ndoj.

Gjatë operacionit u arrestua gjithashtu 50-vjeçari Arben Mashi, të cilit iu gjet dhe iu sekuestrua një thikë, ndërkohë që jetonte në mënyrë të paligjshme në Greqi.

Nga të dhënat e policisë greke, Prendi rezulton me precedentë penalë për tentativë vrasjeje dhe grabitje në bashkëpunim. Ai ndodhej në masën “detyrim paraqitje”. Ndërkohë, edhe Arben Mashi kishte precedentë të shumtë penalë për pjesëmarrje në organizatë kriminale, drogë, armë dhe shkelje të ligjit mbi emigrantët.

Të fundit