Flash News

E-TJERA

Fqinjët në Durrës konfliktohen me thika dhe sende të forta, dy persona përfundojnë në spital

Fqinjët në Durrës konfliktohen me thika dhe sende të forta,

Dy familje fqinje me njëra tjetrën janë konfliktuar sot në lagjen 15 në Durrës.

Mësohet se gjatë përplasjes mes tyre janë përdorur thika dhe mjete të forta. Si pasojë, një i ri ka mbetur i plagosur dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spital.

Ndërkohë autori i ngjarjes është larguar nga vendi i ngjarjes dhe po kërkohet nga policia. Gjithashtu në spital ka përfunduar edhe babai i autorit të ngjarjes,  i cili është goditur me mjete të forta por edhe ky është jashtë rrezikut.

Policia ka nisur punën për zbardhjen e ngjarjes.

Të fundit