Flash News

E-TJERA

Fqinji u arrestua, 48-vjeçari i vjedh 23 mijë euro në shtëpi

Fqinji u arrestua, 48-vjeçari i vjedh 23 mijë euro në

Policia e Fierit ka arrestuar, Fatmir Latifin 48-vjeç në Fier, pasi akuzohet se i vodhi 23 mijë euro fqinjit të tij, Vladimir Mersinit i cili sapo ishte arrestuar nga policia për shkak se iu gjetën katër armë zjarri në fshehura në oborr.

Në banesën e të arrestuarit u gjetën 8100 euro nga shuma e vjedhur. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Gjithashtu policia bën me dije se po hetohet në gjendje të lirë edhe vajza e Latifit, pasi dyshohet si bashkëpunëtore.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet faza e dytë e operacionit policor të koduar “Sinjali”, si rezultat i veprimeve hetimore dhe operacionale të kryera për dokumentimin e disa veprimtarive kriminale të ndërthuruara në të njëjtin rast. I vodhi në banesë, 23 000 euro, shtetasit V. M. (të arrestuar dje, për posedim të 4 armëve), kapet dhe vihet në pranga 48-vjeçari.

Procedohet penalisht vajza e 48-vjeçarit, mbi dyshime se ka bashkëpunuar për kryerjen e kësaj vjedhjeje.

Sekuestrohen 8100 euro nga shuma e vjedhur.

Si rezultat i hetimeve intensive, të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, pas indicieve se një shtetasi të arrestuar ditën e djeshme, për armëmbajtje pa leje, i kishin vjedhur në banesën e tij (në oborrin e së cilës, u gjetën të fshehura në një çantë, 3 pistoleta, 1 armë gjahu dhe fishekë luftarak), një shumë parash, u organizua dhe u finalizua faza e dytë e operacionit policor të koduar “Sinjali”.

Gjatë kësaj faze, u kap dhe u vu në pranga shtetasi F. L., 48 vjeç, banues në fshatin Levan, Fier. Nga veprimet hetimore dyshohet se 48-vjeçari ka vjedhur në banesën e shtetasit tashmë të arrestuar V. M., 23 000 euro.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për vajzën e shtetasit F. L., shtetasen M. L., 22 vjeçe, banuese në fshatin Baltëz, Fier, pasi dyshohet se ka bashkëpunuar me 48-vjeçarin, për të kryer këtë vjedhje.

Gjatë kontrolleve në banesën e shtetasit F. L., Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, 8100 euro të dyshuara nga shuma e vjedhur në banesën e shtetasit V. M.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

 

 

Të fundit